Rami Saari
Zhgërryhet brenda viteve të veta
i mrekulluar në zemër të malit.
Damarë të artë sheh i pafjalë,
vringëllon dielli në qiell,
si gjithnjë, po aty, në zemër të malit.
Përballë anëve të ëndrrës,
gruri nuk valëzon.
Dhe, si në tunel – jetët njerëzore – ikin, vijnë.
E djeshmja rikthehet si majë mali e rrënuar.
Shpresa skajtendosur është shtëpi e të vdekurit,
ndërsa jeta, ashtu si poezitë,
rrokullisen së bashku po në zemër të malit.
Minierë e braktisur lumi
që veçse zemëratë derdh deri diku, mbase dhe urrejtje.
Përballë, në anët e kohërave,
në thellësi të malit, damarët e artë ndërthurur duken.
Gjumi e vdekjes zbret.
Vringëllon dielli.
Ikin.
Vijnë.
Ndërsa gruri i përgjumur nuk dallgëzon.
Përkthyer nga Bardhul Toda, “Përshpirtje” (Onufri, 2017)
ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
ALBANIAN PROSE translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page