Rami Saari
Flasin rreth një kanali të ri,
kanale të reja dialogu,
duke u kujdesur të mbrojnë veten,
duke i marrë hua qiellit dhe tokës.
Ekskursionistët qëllojnë dhe qëllohen, varrosin
dhe varrosen, vazhdojnë të ecin
dhe flasin, tregojnë historira, hapin veshët,
duke mos i mbyllur as edhe për një çast të vetëm.
Në mes të bisedës pa fund,
mes të shtënave rrëzuar përtokë si gjethe, si një natë krejt boshe,
pyeta veten nëse Hamami i vjetër Turk
ku të takova dy vjet më parë
ka qenë hedhur në erë vallë dhe në është ende e hapur
në Bab Assaha, në geton Nablus.
Përkthyer nga Andi Kosta, Festivali ndërkombëtar i poezisë, Pogradec 2005
ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
ALBANIAN PROSE translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page