PËRSHPIRTJE

Rami Saari


Ylli blu në hapësirat e qiellit,
dhe fjalët dhembin ndër të përbrendshmet,
dhe damari i poezisë vringëllon.
Këto ditë mbi ne si shira depërtues,
ndërsa ne sërish të gozhduar
midis botës dhe shigjetës tekanjoze
të fatit të keq. Ku ike,
ndërkohë që kishte ende kohë për dashuri?
Qiparisat po rrjepin retë në dritaren e sallonit që njohe,
dhe darkave errësirën sjell, përmbytjen e vjeshtës së droguar.
Ngadalë, përballë nesh, ecin miqtë e zgjuar të qetësisë,
dhe ti me ne je, qoftë dhe pas një muaji,
në vendin e largët dhe ndryshe nga i yni.



Përkthyer nga Bardhul Toda, “Pelegrin” 22 (Athinë, 2015) si edhe “Përshpirtje” (Onufri, 2017)


ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
ALBANIAN PROSE translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page

Skip to content