Kushtuar Nimës
Rami Saari
Në zemrën time mbolli Zoti
një pemë kujtimesh të furishme,
dhe ditë pas dite fruta këputet.
Më kujtohet fara që mbolli,
Dhe, dhimbje ndiej kur rrënja më thith
nga gjaku i zemrës
palcën e kockave.
Qëndron e vetme nën pemë,
dhe fytyra jote pasqyrë njerëzish shndërrohet.
Mbi ty varen si pallto e rëndë
frutat e pemës, portokallet e gjakut,
ndërsa je pjesë e dashuruar nga trupi im si trung i prerë,
delikat, i gjallë dhe i qetë.
Nuk jemi veçse sopa të ndara,
pa praninë e së përkryerës.
Përkthyer nga Bardhul Toda, “Përshpirtje” (Onufri, 2017)
ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
ALBANIAN PROSE translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page