Rami Saari
Në shtëpinë e vogël në rrugën Halafta, mbrëmjet ngrysen qetësisht.
Miqtë vijnë e shkojnë dhe shija e tyre i ngjan aromës së mirrës.
Palma ka vendosur kryesh një kurorë shiu transparente.
Trëndafilat gati sa nuk hyjnë brenda.
Mbrëmjeve të kësaj vjeshte pa fund ulem gjithnjë në ballkon,
duke vështruar dritat e Talpiot përballë dhe duke menduar
në cilat stacione je ti tani
dhe si u zhduke në të njëjtën mënyrë si jeta.
Përkthyer nga Andi Kosta, Festivali ndërkombëtar i poezisë, Pogradec 2005
ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
ALBANIAN PROSE translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page