NJË DASHURI E MIRË

Rami Saari


Një dashuri e mirë përherë na njeh
me rregullat e saj,
përherë na vendos ne dhe veten
në vendin e duhur
për të bërë porosinë e saj,
për të fituar hiret e saj,
mirësinë e dhënë lirisht
ashtu siç duhet dhënë –

Unë të dua, dashuri,
përzierje e së njëjtës
dhe e së ndryshmes,
e të pasurës dhe e të varfrës
me atë që është e mundur
dhe me atë që jo.


Përkthyer nga Visari Zhiti, “Panorama” 4.11.2023

ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
ALBANIAN PROSE translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page

Skip to content