KARVAN CIGANËSH DUKE UDHËTUAR DREJT QIELLIT

Rami Saari


Në kuvertën e dytë të avullores
prej Finlandës në Suedi
në krevatin e marinarit nën timin,
një cigan rreth të njëzetave
shtrihet sa gjatë-gjerë.
Tino quhet (1.80 m i gjatë,
me flokë të drejtë, të zinj, sytë – bajame e thekur,
numri i këpucës – dyzet e një –
një prej numrave të mi të preferuar.) Ai dhe fisi i tij
dyndur në kabinë u gëzuan tek zbuluan se unë jam Hebre.
Përpiqen të më bindin për lidhjet familjare që bashkojnë
Perëndinë dhe Jezusin, por unë jam larg
tek dashuria ime që ndodhet në Greqi.

Ndërkaq vështrimi im mbetet mbi gishtat e Tinos nxirë nga dielli.
Njëherë në javë ata u bien telave të Shpirtit të Fërgëlluar
në Kishën Pentakostale në zemër të kryeqytetit suedez.
Gishtërinj të bukur, me origjinë indiane, por në fakt ç’rëndësi ka kjo?
Udhëtimet janë gjithmonë të bukura dhe udha shtyhet.





Përkthyer nga Bardhul Toda, “Pelegrin” 22 (Athinë, 2015) si edhe “Përshpirtje” (Onufri, 2017)

ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
ALBANIAN PROSE translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page

Skip to content