Rami Saari
Së shpejti do të zbresim të pimë një kafe,
në tavolinën e hotelit të vogël.
Flokët tanë të rregulluar do të ndrijnë,
dhe do t’i buzëqeshim
plot mirësjellje gjyshes që do na shërbejë…
Porse nipi i saj që qëndron tërë natën mbi thëngjij,
prapa portës sonë,
me vetëm njëzet vjetët e moshës dhe sytë jeshil,
me kureshtje jepet të dëgjojë
çdo pëshpërimë pas mureve.
Ai e di më mirë nga plaka,
se poshtë teshave tona të bardha,
pa shprehjen hipokrite të shtunë-dielës,
në një largësi pak centimetra nga vetja,
thellë brenda nesh, ashtu si nata, rreh ende zemra e ujkut
Përkthyer nga Bardhul Toda, “Përshpirtje” (Onufri, 2017)
ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
ALBANIAN PROSE translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page