December 30, 2023
Nuk ka si të mbyllet më bukur shpirtërisht dhe emocionalisht viti 2023, për atë çfarë kam krijuar deri sot. Disa ditë më parë, në Izrael është botuar nga miku shpirtëror, krijuesi dhe kritiku Rami Saari, të cilin e falenderoj me shumë, shumë respekt. Kjo miqësi ka ardhur prej dashamirësisë së analistit, kritikut dhe mikut më të mirë, Ilir Mborja, që falë tij, pata mundësinë të sjell në shqip nga gjuha greke, vëllimin poetik “Përshpirtje” nga autori Rami Saari. Në këtë vigjilje fundviti, përsëris lutjet e vazhdueshme për paqe të përhershme në vendin e Izraelit, nga ka origjinën Saari i veçantë, duke u bashkuar me lutjet e tij, për paqe të përjetshme në botë! Ndal luftës!
Me falënderimin për portalin VALA NEWS, që ka bërë këtë përshkrim emocionues (për ta lexuar, kush dëshiron e gjen në link), pa u ndarë nga lutjet për paqe, uroj të gjithë miqtë dhe dashamirësit kudo ndodhen: Ardhtë i bardhë dhe i gëzuar për të gjithë Viti i Ri 2024! Shëndet, mbarësi dhe paqe!
חזרה לדף תרגומי שירה מאלבנית
ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page