“HESHTJES” së Bardhul Todës i jepet zë edhe në hebraisht

Dec 30, 2023

Është poeti, eruditi i madh, përkthyesi i Kadaresë dhe i disa prej shkrimtarëve më në zë të letërsisë shqipe në hebraisht, Rami Saari, që ka përkthyer në këtë gjuhë dhe ka botuar në Izrael poezinë e Bardhul Todës, “HESHTJES“.

Rami Saari
Rami Saari

Përpos romaneve “Prilli i thyer“, “Piramida” dhe “Aksidenti“, të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, Rami Saari ka përkthyer nga shqipja në hebraisht vepra nga Dritëro Agolli, Lindita Arapi, Shaip Emërllahu, Sabit Idrizi, Lindita Karadaku, Nasi Lera, Mira Meksi, Betim Muço, Ali Podrimja, Dhimitër Pojanaku, Xhevahir Spahiu, Visar Zhiti dhe Luljeta Lleshanaku. Bashkë me vitin 2023, këtë listë e përmbyll Bardhul Toda… Ky fund viti ka rezultuar një sukses vetjak i jashtëzakonshëm për poetin Bardhul Toda, pasi e radhit atë në listën e të përzgjedhurve të korifejve të letërsisë shqipe nga Rami Saari dhe, gjithashtu, një sukses i promovimit të poezisë shqipe në botën hebraike.

Përzgjedhja e Rami Saari-t nga vëllimi poetik “NE” (Vllamasi – Tiranë, 2012), pikërisht e poezisë “HESHTJES” për ta paraqitur në hebraisht këto ditë të vështira për atdheun e tij, Izraelin, mbase është krejt e rastësishme. Mbase jo… Por aktualiteti atje dhe indiferenca e përbotëshme për ta ndryshuar atë…, të shtyn ta hamendësosh edhe këtë.
Ne nuk mund ta provojmë këtë qëllim të izraelitit Rami Saari… Por, gjithsesi, fakti i përzgjedhjes së “HESHTJES“, e një prej poezive më sentimentale e pesimiste të Bardhul Todës për t’u përkthyer e për ta përcjellë mesazhin e saj edhe tek bashkatdhetarët e tij që po përjetojnë tmerret e një lufte, sa absurde…, aq edhe të përgjakshme…, të shtyn të mendosh se nuk është rastësi…

Sidoqoftë, ftesa e Rami Saari-t, për ta përcjellë në hebraisht mesazhin artistik të kësaj poezie tashmë është fakt.
“HESHTJES” së Bardhul Todës, botuar në Tiranë më 2012, tani, në prag të 2024-s, pas gati 12 vjetësh, Rami Saari i ka dhënë zë edhe për bashkatdhetarët e tij që po përjetojnë këto kohë të vështira nën shpërthimet e predhave të bombave…




Bardhul Toda
HESHTJES

Heshtjes i thashë të heshtë,
por nuk më dëgjoi.
Me kërcënim i fola,
por ajo heshtte.
Dhe atëherë për ta prishur
fillova të flas vetë pa mbarim,
e çfarë thosha?
Heshta dhe vetë,
që të heshtë dhe ajo.


Vala News
(https://www.nillydagan.com)
Nga Ilir MBORJA


חזרה לדף תרגומי שירה מאלבנית
ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page

Skip to content