Rami Saari
Janë pesë, tetë, dhjetë në një dhomë
dhe nëna e tyre e fshin ahurin.
Lagjja turke gjallërohet shumë
kur arrijnë punëtorët dhe profetet e pambukut.
Loparët e Janicës nisen për udhë
nëpër shtigjet bukuroshe të Maqedonisë.
Qemali e Engini djersiten deri vonë
dhe në hamam do t’i presë Panoja i pashëm.
Afër Edhesës, në rrugë për në Prishtinë,
nën hënë argjendohen gjethet e duhanit.
Përkthyer nga Natasha Lushaj, “Drita” 15 dhjetor 1996
ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
ALBANIAN PROSE translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page