Rami Saari
Kur ngadalë zhduket shija e mjaltit,
dhe sytë e mi nguliten të lodhura
thellë brenda syve të hapur të natës,
kthehesh pas nga mallet e nostalgjisë,
dhe strukesh në folenë jugore të trupit.
Kthehesh me një rikthim të lëmuar si të letrës,
njësoj por gjithnjë i rëndësishëm,
i dhembshur dhe i pamëshirshëm,
si mbeturinë prej një bombe dore,
i ëmbël dhe i largët si shija e mjaltit,
i nevojshëm si cigarja dhe kafeja
për atë që është mësuar ta tymosi e ta pijë,
në një jetë
ku hija jote e dobët
shfaqet në sytë e hapur të natës.
Përkthyer nga Bardhul Toda, “Pelegrin” 22 (Athinë, 2015) si edhe “Përshpirtje” (Onufri, 2017)
ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
ALBANIAN PROSE translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page