Rami Saari
Në një e-mail nga sekretarja e repartit të gjuhësisë
kam dëgjuar për macet bonsai.
Një japonez zemërgur
i rrit në shishe në Nju Jork.
Ushqimi futet në burgjet e tyre nëpër një kashtë,
dhe jashtëqitjet hiqen në të njëjtën mënyrë.
E gjitha kjo, siç u shënua, shërben për të shitur
macet në shishe si suvenir.
Në fund të mesazhit kishte një peticion kundër
reklamës për suvenirët dhe shitjes së tyre.
Menjëherë e nënshkrova peticionin
dhe ia përcolla 70 njerëzve të mirë.
Si reagim, kutia ime elektronike e letrave
u bllokua
për 24 orë.
Më vonë më shkroi vëllai im
se macet bonsai qenkan një shaka.
Duket se nuk ka asnjë kufi
për sa të sëmurë mund të jenë njerëzit,
po kush jam unë që po flas kështu?
Ia hap dritaren e librit
një përmbledhjeje të re poezish,
dhe horizonti i kthjellët hapet i gjerë
me kafshë dhe pa njerëz.
Përkthyer nga Silke Liria Blumbach, “Kur të digjem” (Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit” IX, 2005)
ALBANIAN POETRY translated by Saari to Hebrew
ALBANIAN PROSE translated by Saari to Hebrew
Rami Saari’s page